Po. Rezidenca është e pajisur me certifikatë pronësie. Prona mund të lihet dhe kolateral në rast kreditimi.
Rezidenca ndodhet 200m pranë detit ose 2 min ecje në këmbë.
Qendra e qytetit të Shëngjinit ndodhet 2 km pranë rezidencës dhe mund të arrihet me makinë brenda 4-5 min.
Rezidenca ofron menaxhimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta dhe pishinën për të cilën vetëm banorët kanë akses. Gjithashtu bar-restorant dhe bakery mund të ofrohen brenda kompleksit.
Kemi vetëm dy apartamente 1+1 (one-bedroom) me pamje pjesërisht nga deti. Njëra nga apartamentet ka direkt pamje në pishinën e rezidencës. Ndodhen në katin e parë banim dhe pozicionohen përballë njëra tjetrës. Mund dhe të bashkohen.
Jeni të mirëpritur të na kontaktoni dhe të lëmë një ditë dhe orar të përshtatshëm që ti shihni apartamentet nga afër.