Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ndodhet rreth 40km larg rezidencës dhe udhëtimi shkon rreth 40 min. Aeroporti i Vlorës ndodhet rreth 1 orë e gjysëm nga rezidenca.
Rezidenca ndodhet 300 metra pranë detit. Banorët ecin drejt shëtitores dhe plazhit për jo më shumë se 5 min.
Qyteti dhe pjesa historike e Durrësit arrihet për 15 min vozitje me makinë.
Sapo kemi mbyllur parkimet nëntokë dhe po punojmë me ngritjen e karabinasë.
Pjesa më e madhe e apartamenteve janë të tipit 1+1. Kemi dhe studio dhe apartamente 2+1 (me dy dhoma gjumi).
1. 50% me nënshkrimin e kontratës së kalimit të të drejtave në emër të blerësit 2. Katër këste të tjera deri në përfundim të ndara 20% - 15% - 15% .
Ju ftojmë të klikoni në masterplanin e projektit më lart sipas katit dhe të shikoni apartamentet e lira me detajet dhe cmimet.
Kostot noteriale varen sipas vlerës së kontratës por variojnë nga 100 deri në 300 Euro.
Po, mundeni të bëni ndryshime në planimetri por të konsultoheni me inxhinierin tonë për linjat hidraulike dhe elektrike. Gjithashtu mundeni të ndani dhe muret sipas preferencës.