Projekti është në fazën e rifiniturës. Po punojmë me shtrimin dhe mbylljen e detajeve të brendshme të apartamenteve.
Rezidenca përfundon në fund të muajit Gusht, ose javën e parë të Shtator-it të këtij viti (2025).
Po, ju mund të paguani vetëm 70% tani me nënshkrimin e kontratës së kalimit të të drejtave dhe 30% me marrjen në dorëzim të celsave.
Po, keni mundësinë e kreditimit nëpërmjet bankës Credins pa kolateral tjetër. Ju ftojmë të zgjidhni një nga planimetritë e lira në shitje dhe të vizitoni një nga degët e bankës për tu konsultuar për kushtet e kreditimit.
Aktualisht kemi vetëm apartamente 2+1 dhe 3+1 nga 119m2 deri në 133m2. Ju ftojmë të klikoni në objektin më lart për të parë planimetritë e fundit në shitje.